Vaksina kineze Coronavac ofron 67% mbrojtje në parandalimin e simptomave të Covid-19 dhe 80% mbrojtje në parandalimin e vdekjes, sipas rezultateve të të vaksinuarve në Kili, raporton The Guardian.
Të dhënat u morën gjatë procesit të vaksinimit, në dy muaj në Kili, në shkurt dhe mars, u tha gazetarëve ministri kilian i shëndetësisë, Enrique Paris.
Rezultatet u morën duke krahasuar njerëzit që ishin vaksinuar plotësisht, pjesërisht vetëm me një dozë dhe jo të vaksinuar – në studim morrën pjesë 10.5 milion njerëz në total.
Ata gjithashtu treguan se vaksina ishte 85% efektive në uljen e pacientëve në spitale dhe në uljen e personave me simptoma serioze të koronavirusit dhe 89% efektive në uljen e shtrimeve në terapi intensive.
Qeveria e Kilit dëshiron të vaksinojë 80%, ose 15.2 milion, të popullsisë së saj. Kili është vendi me më shumë të vaksnuar në Amerikën Latine dhe ka një nga fushatat më të përparuara të vaksinave në botë.
Vendi ka vaksinuar të paktën me një dozë vaksine 7.6 milion njerëz, dhe me të dyja doza më shumë se 5 milion – rreth një e treta e popullsisë.