Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadorin gjerman Peter Zingraf u takuan të hënën në Elbasan, me dejtuesit politik të partive, për zgjedhjet e 25 prillit.
Pas përfundimit të takimit Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq bëri thirrje të ndalë gjuha e urrejtjes dhe shit-blerja e votës:
“Do të doja dhe unë të shtoja diçka, besoj se heqja e gjuhës së urrejtjes do ishte gjëja tjetër shumë e rëndësishme këtu në Shqipëri. Gjithçka që tha Soreca mund ta thosha dhe unë, por sidoqoftë është me shumë rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme dhe të votohet pa indtimiduar, pa shitur dhe pa blerë vota”.
Ambasadori i BE-së Soreca shprehu shqetësimin për shit-blerjen e votës:
“Ne do të vëzhgojmë zgjedhjet dhe do të ketë 40 grupe që do të vizitojnë qendrat e votimit më 25 prill. Disa prej tyre do të jenë edhe në Elbasan gjithashtu. këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për të ardhmen e vendit në BE”.
Ambasadori Soreca komentoi edhe publikimin e të dhënave personale të 910 mijë votuesve të Tiranës:
“Ne po e ndjekim situatën, komisioneri për mbrojtjen të dhënave po heton dhe SPAK, është e rëndësishme që t’i lemë këto dy autoritet të hetojnë dhe më pas do të dëgjojmë rezultatin përfundimtar dhe do mbështetmi aty”.