Ambasadori gjerman Zingraf kërkon të shmanget manipulimi i votave

Nga Exit News
Ambasadori gjerman Zingraf kërkon të shmanget manipulimi i votave

Ambasadori gjerman, Peter Zingraf, u bëri thirrje partive politike “të luajnë sipas rregullave dhe të pengojnë çdo formë të manipulimit zgjedhor”.

Në një intervistë për Deutche Welle, Zingraf u shpreh se palëve gjithashtu duhet të shmangin gjuhën e urrejtjes dhe retorikën agresive të javës së fundit.

Nga ana tjetër, ai përgëzoi punën e KQZ dhe nënvizoi “punën e vështirë dhe profesionale të KQZ-së dhe Komisionerit Celibashi, të cilët kishin pak kohë për përgatitjen e zgjedhjeve.

Ambasadori gjerman parashikoi se identifikimi elektronik dhe fleta e votimit mund mund të sjellin një zgjatje të procesit të numërimit:

“Formati i fletës së votimit me listat e hapura për herë të parë është gjithashtu i ri, prandaj mund të presim që procesi i numërimit të zgjasë më shumë se zakonisht,” tha ai.

Zingraf njoftoi se ditën e zgjedhjeve, përveç misioneve vëzhguese, në terren do të jenë edhe ambasadorët:

“Dhe unë personalisht si dhe kolege dhe kolegë të ambasadës, bashkë me një numër të madh të ambasadave të tjera, do të jemi ditën e votimit në lëvizje.”

Ambasadori gjerman pohoi se reformanë drejtësi ka qënë sukses dhe Shqipëria duhet të vazhdojë reformat.

“Është thelbësore që Shqipëria të vijojë procesin e saj të reformave me vendosmëri.”

Mesazhi i Zingraf për shqiptarët ishte të shkonin të votonin, pasi vetëm në atë mënyrë mund të ndikonin në demokraci.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>