Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregëtisë, Enio Jaço është shprehur se dy investimet e kompanive të mëdha amerikane “Bechtel” dhe “ExxonMobil” në Shqipëri do të testojnë kapacitetet e Shqipërisë.
Në një intervistë për emisonin “Me Pak Fjalë”, Z. Jaço foli për dy investimet – ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës nga kompania ‘Bechtel’ dhe futja së gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Shqipëri nga ‘ExxonMobil’ përmes konvertimit të TEC-t të Vlorës – që vijnë nga dy marrëveshje që kanë nënshkruar qeveria shqiptare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Meritën për këto marrëveshje, Z. Jaço tha se e kishte “ambasada e SHBA dhe qeveria shqiptare” pasi sipas tij “kanë punuar shumë mirë me njëra – tjetrën”.
Ai nënvizoi faktin se të dy këto investime janë në faza të para dhe theksoi se “kapacitetet e Shqipërisë do të testohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë 5 viteve të ardhshme në lidhje me bërjen realitet të këtyre investimeve
“Është e mundshme që Shqipëria të bëhet forcë rajonale energjitike me këto investime”, tha Z. Jaço.
Sipas tij ato do të ndikojnë edhe për uljen e varësisë për funizimin e energjisë nga Lindja.