Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Durrësit, Besjana Garxenaj.
Vendimi u dha të enjten nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko.
KPK gjeti mungesë burimesh për blerjen e disa makinave dhe kryerjen e shpenzimeve para fillimit të detyrës si gjyqtare. Mungesë burimesh u konstatuan edhe për krijimin e një gjendje cash të gjyqtares.
DSIK kishte hartuar një raport negativ për gjyqtaren pasi ngrinte dyshime për veprime të kundërligjigjshme në shqyrtimin e dy çështjeve gjatë kryerjes së stazhit të saj.