Prokurori i Përgjithshëm jep udhëzime për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Nga Exit News
Prokurori i Përgjithshëm jep udhëzime për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, pas takimit me ambasadoren amerikane Kim, njoftoi krerët e prokurorive mbi masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Çela informoi se janë marrë një sërë masash për të garantuar “funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore.”

Ai u kërkoi prokurorëve dhe policisë gjyqësore të tregojnë profesionalizëm dhe seriozitet në kryerjen e detyrave.

Çela shtoi se kushdo qe “vendosë në rrezik integritetin e procesit zgjedhor” duhet të vihet menjëherë para përgjegjësisë.

Çdo zvarritje apo mungesë veprimi në hetime është e dëmshme dhe nuk do të tolerohet!,” deklaroi ai.

Prokurori i Përgjithshëm kërkoi gjithashtu që të sigurohet trasparencë dhe paanësi.

Qytetarët shqiptarë presin prej jush të tregoni kurajo dhe vendosmëri, duke kryer detyrën në paanësi dhe pavarësi të plotë, ashtu si ua garanton ligji dhe kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,” përfundoi Cela.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>