Kandidatët e Nismës Thurrje zhvilluan të enjten disa aktivitete elektorale.
Ata prezantuan projektligjin numër 29 nga 33 që kanë parashikuar për të dërguar ne Kuvend.
Pikat kryesore të këtij projektligji janë:
- Për dy vite, një vit para dhe një pas zgjedhjeve, nuk mund të emërohen ose shkarkohen më shumë se 2% e nëpunësve civil të punësuar në një institucion publik.
- Përgjegjësia për shkarkimet e padrejta nga puna të nëpunësve civil, është e zyrtarit që ka vepruar në dashakeqësi, duke abuzuar me pushtetin publik.
- Çdo dëm financiar apo penalitet që i vjen buxhetit të shtetit, prej veprimeve të padrejta të shtetit, është përgjegjësi individuale e titullarit të institucionit përkatës, dhe paguhet prej tij.
- Gjithashtu çdo detyrim financiar që i ngarkohet institucionit me vendim gjyqësor, duhet të paguhet nga zyrtarit përgjegjës
Po ashtu ata prezantuan projektligjin numër 28: Statusi i minatorit. Pikat kryesore të këtij ligji janë:
- Trajtimi i veçantë për minatorët, duke ulur moshën e pensionit në 50 vjeç, dhe 10 vite punë në minierë.
- Kur një minator aksidentohet në punë, ai ose familja e tij, përfiton për 10 vite të njëjtat ardhura me pagën e tij në momentin e aksidentimit.
- Minatorët përfitojnë sigurim shëndeti privat dhe sigurim jete të paguar nga punëdhënësi i tyre.
Nisma prezantoi dhe Projektligjin numër 27:Tribunali i punës. Pikat kryesore të tij janë:
- Të ngrihet një tribunal i punës, i cili vepron për zgjidhjen e konflikteve mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.
- Ky tribunal vepron me juri dhe i gjykon çështjet e konflikteve brenda një seance gjyqësore.
- Juria përbëhet nga punëtorë dhe punëdhënës të përzgjedhur rastësisht.