Policia procedon 5 mbështetës të PD në Dibër

Nga Exit News
Policia procedon 5 mbështetës të PD në Dibër

Policia ka proceduar penalisht 5 persona në Dibër, pjesa e grupit të PD për mbrojtjen e votës.

Personat e proceduar janë A. S., Gj. M., L. H., B. D., A. O.

“Këta shtetas në mënyrë të kundraligjshme,  në fshatin Burim, kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke ndaluar dhe kontrolluar një automjet , që udhëtonte shtetasja F. M,  punonjëse në Postën e Maqellarës, (me detyrë pagatore shpërndares e pensioneve) në Njësinë Administrative Maqellarë, me pretendimin se kjo shtetase po shpërndante para në këmbim të votave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia tha se nga verifikimet e kryera në automjetin që udhëtonte shtetasja F. M., nuk u gjet asnjë send komprometues në lidhje me procesin zgjedhor.
“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprën penale” Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, njoftoi Policia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>