Ministria e Brendshme njoftoi se ka nisur hetimi për dhunën e ushtruar ndaj aktivistes Elsa Bita.
Bita ka thënë se drejtori i Policisë në Divjakë e ka dhunuar. Ajo ndodhet në spital.
Ministria tha se nën drejtimin e Prokurorisë dhe SHÇBA po kryhen veprimet hetimore për të gjithë rrethanat.
Minsitria njoftoi po ashtu se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale. Në fund të hetimit do të bëhen publike masat që do të merren.
Në media është publikuar një video nga montoi kur është dhunuar Bita, por nuk shihet qartë se çfarë ka ndodhur.
Bita ka sqaruar nga spitali se si ndodhi ngjarja. Ajo tha se po filmonte dhe më pas dikush i ka njoftuar se ajo po filmonte dhe 4 persona kanë ardhur me një makinë dhe e kanë sharë dhe dhunuar, në përpjekje për t’i marrë telefonin. Ajo tha se personi që e ka dhunuar është shefi i komisariatit.