Policia e Shtetit vendos 5 200 policë pranë qendrave të votimit

Nga Exit News
Policia e Shtetit vendos 5 200 policë pranë qendrave të votimit

Drejtori i Policisë së shtetit ka urdhëruar që 5 200 policë të vendosen nëpër qendrat e votimit.

7 519 punonjës policie janë trajnuar që prej dhjetorit për t’u angazhuar në këto zgjedhje, raporton BË.

Policia ka hartuar një plan me 4 faza për të ndjekur nga afër zgjedhjet, në mënyrë që të garantohet një proces i qetë zgjedhor.

Rëndësi i është kushtuar ruajtjes së personaliteteve dhe institucioneve ku koordinohen forcat e policisë dhe ato komando.
Policia ka dërguar në prokurori më shumë se 30 raste që kanë të bëjnë në krimet zgjedhore.

KQZ ka kërkuar që në këto zgjedhje policia të mos lejoje grumbullime 150 metra afër qendrave të votimit si edhe të mos angazhojë punonjës policie me më pak se 4 muaj eksperiencë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>