Gati në të gjitha qarqet e vendit procesi i votimit ka nisur me vonesë për shkak të problemeve me pajisjet e identifikimit.
Çfarë ëshët identifikimi elektronik:
Identifikim biometrik është verifikimi i identitetit të votuesve duke vendosur në çdo qendër votimi një aparaturë që lexon çipin elektronik të kartës së idenditetit ose pasaportës.
Aparatura do të shfaqë në ekran fotografinë dhe të dhënat kartës, të cilat do të krahasohen me sy nga komisioni i qendrë së votimit me të dhënat në listën e votuesve.
Nëse idenditeti verifikohet, votuesit do t’i merren shenjat e gishtave, dhe do t’i jepet fleta e votimit.
Aparaturat do të jenë të palidhura në sistem, që do të thotë se ato nuk mund të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe as me ndonjë databazë qendrore. Po ashtu sistemi do të jetë offline dhe nuk do të ketë lidhje me asnjë rrjet elektrik.
Dobia e këtij sistemi është vetëm për të ndaluar votimin në emër të tjetrit, me kartë të rremë apo për të zbuluar pas zgjedhjeve nëse ka patur votime më shumë se një herë nga i njejti person.
Ajo që e bën shqetësuese këtë projekt është se përmes këtij sistemi do të merren shenjat e gishtave të votuesve. Se si do të garantohet siguria e marrjes dhe ruajtjes së kësaj të dhënë të rëndësishme personale është e paqartë, dhe mundësitë për të abuzuar me të janë të mëdha.
Tenderi prej 20 milionë euro:
Identifikimi elektronik ka qenë një prej kërkesave kryesore të opozitës PD dhe LSI, si kusht për të qenë pjesë e reformës zgjedhore.
Puna për teknologjinë në zgjedhje u mbikëqyr nga Nënkomisionerja Shtetëror e Zgjedhjeve Lealba Pelinku, e zgjedhur nga Partia Demokratike.
Bashkimi Evropian vendosi të japë 15 milionë euro për financimin e teknologjisë në zgjedhje, duke zhbllokuar edhe reformën zgjedhore, në qershor 2020.
Në shkurt 2021, KQZ shpalli kompaninë fituese Smartmatic, të tenderit për implementimin e teknologjisë zgjedhore me një kosto prej rreth 20 milionë dollarë.