Procesi i votimit ka nisur në të gjithë vendin që prej orën 07:00. Megjithatë në disa qendra votimi në vend janë parë qytetarë, të cilët kanë fotografuar votën e tyre.
Në qendrën e votimit në shkollën Çajupi në Tiranë, një qytetar ka filmuar votën e tij. Policia ka ndërhyrë duke nxjerrë jashtë qytetarin.
Në Vlorë po ashtu është vënë re një qytetar, i cili ka fotografuar votën e tij. Për këtë arsye është pezulluar për disa minuta votimi në këtë qendër.
E njëjta ngjarje është hasur dhe në një qendër votimi në fshatin Dhoksat në Gjirokastër.
Sipas Kodit Penal, fotografimi i votës dënohet nga 3 muaj deri në 3 vite burg.