Nisma Thurrje u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën për të votuar.
“Sot është dita ku çdo i ri apo i moshuar, burrë apo grua, i pasur apo i varfër, i shkolluar apo jo, ka një fuqi te barabarte për te zgjedhur atë qe do na përfaqësoje ne Parlament. Aty ku merren vendime për pasurinë tone publike, për taksat tona, për pronat tona, për te ardhmen tone”, tha Nisma përmes një postimi në Facebook.
Ajo u kujtoi qytetarëve se mundësia e votimit vjen një herë në katër vjet dhe shtoi se “ nëse nuk voton do duhet te jetosh për 1500 dite me zgjedhjen qe kane bere te tjerët për ty”.
“Nëse ti je ende njeri i lire dhe ke mundësi te votosh, DIL dhe voto! Mos harro qe shume shqiptareve te tjerë kjo e drejte iu është mohuar ne diaspore apo ne Shqipëri. Voto edhe për ta! Voto për vete! Voto për familjen tende! Voto për Shqipërinë”. Tha Nisma.