Policia e Divjakës ka nisur procedimin penal për 20 persona, ndër ta edhe Enkelejd Alibeaj, drejtues i qarkut për PD-në. Personat deklaruan se ishin pjesë e strukturave për mbrojtjen e votës së lirë, të PD-së. Hetimet nisën pas denoncimit të një shtetase në Policinë e Divjakës, se: “Në datë 24.04.2021, në orën 22:35, përreth banesës së saj ka grumbullim personash dhe automjetesh”.
Pas kapjes së personave nga policia, në vendngjarje u paraqitën “drejtues politikë të kësaj partie me disa simpatizanë të tjerë të cilët edhe pas thirrjeve që ju bëri Policia për t’u larguar, bllokuan rrugën”.
Personat akuzohen për “Organizime dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.