Blerja e votave, frikësimi i votuesve dhe metoda të tjera për sigurimin e votave kanë shënuar debatin politik në vend për vite me radhë.
Kjo është intensifikuar në prag të zgjedhjeve të vitit 2021, pasi shumë besojnë se për shkak të mos-hetimit të krimeve zgjedhore si dosja e Dibrës në 2017, të njëjtat paligjshmëri do të ndodhin edhe kësaj here.
Exit News ju sjell disa nga mënyrat më të zakonshme të blerjes së votave dhe frikësimit të votuesve në Shqipëri.
Blerja me para në dorë
Blerja e votuesit me para kesh, zakonisht 30-50 €, është ndoshta mënyra më e drejtpërdrejtë për blerjen e votave. Policia, deri më tani, ka arrestuar të paktën 4 të dyshuar, përkatësisht dy në Maqellarë dhe dy në Qerret, të Durrësit, ka shpallur në kërkim një deputet të LSI-së për Tiranës, dhe u shoqërua në rajon një kandidate për deputete në Elbasan.
“Paaftësia” e njerëzve për të votuar
Marrja e kartës së identitetit të votuesve, kundrejt pagesës, për të pamundësuar votimin e tyre. Kjo metodë u raportua në zgjedhjet e kaluara.
Shpërndarja e ushqimit për të varfërit në këmbim të votave
Partitë politike e kanë përdoriur këtë metodë në rajonet e varfra të vendit. Ushqimi u shpërndahet familjeve të varfra në këmbim të premtimit të tyre për të votuar për partinë. Zakonisht ndihmat përfshijnë miell, oriz, makarona, vaj, etj.
Presion mbi nëpunësit civilë
Shqipëria ka rreth 180,000 nëpunës civilë, të cilët zakonisht konsiderohen të jenë nën presion politik për të votuar për partinë në pushtet. Ata gjithashtu janë nën presion që anëtarët e familjes të votojnë për të njëjten parti. Kjo është bërë me presionin e vendit të punës.
Dorëzimi i fletës së votimit të plotësuar
Votuesve u dorëzohet një fletë votimi e plotësuar para se të hyjnë në qendrën e votimit. Fleten e votimin e dorëzojnë ne kuti dhe fletën bosh ia dorëzojnë një perosni jashtë zonës së votimit.
Presion ndaj bizneseve
Punëdhënësit mund të gjenden nën presion gjatë zgjedhjeve. Shpesh atyre ju kërkohet që stafi i tyre të votojë për një parti të caktuar. Kjo mund të bëhet përmes mënyrave të ndryshme duke përfshirë ofrimin e favoreve ose marrjen e lejeve, lehtësime me taksat ose çështje të tjera të biznesit.
Favorizime nga shteti
Partia shpesh i premton votuesve favore ose përfitime të caktuara, në këmbim të votimit të tyre. Kjo mund të përfshijë punë për ta ose anëtarët e familjes, leje legalizimi, leje biznesi, tendera ose një diplomë universiteti, apo edhe një rritje page.
Falja e faturave ose borxheve
Ka pasur raporte që votuesve u është ofruar falje e faturave të shërbimeve ose falje e borxheve të llojeve të ndryshme në këmbim të votave të tyre.
Kërcënime ose kërcënime të drejtpërdrejta
Ka raporte që ‘militantët’ politikë kërcënojnë dhe frikësojnë direkt votuesit. Kjo mund të ndodhë para zgjedhjeve, apo edhe në qendrat e votimit. Grupet e anëtarëve të partisë mund të mblidhen në afërsi të qendrës, apo edhe brenda, dhe të kërcënojnë për të siguruar vota për partinë e tyre. Ka edhe raste kur militantët do të shoqërojnë votuesit, apo edhe familjet në qendrën e votimit, si një mënyrë tjetër e ushtrimit të presionit. Partitë zakonisht i thërrasin votuesit për t’i kujtuar ata që të votojnë si një mënyrë tjetër e ushtrimit të presionit.
Si e vërtetojnë njerëzit se si votuan
Ka dy mënyra kryesore që njerëzit mund t’i provojnë një partie politike, për kë votuan. Metoda e parë është marrja e një fotografie të fletëvotimit pasi të jetë mbushur, por para se të hidhet. Kjo është e paligjshme dhe dënohet deri në tre vjet burg.
Opsioni tjetër është nënshkrimi i një dokumenti ose premtimi që ata kanë ose do të votojnë për një parti ose kandidat të caktuar.