Presidenti Ilir Meta përshëndeti procesin zgjedhor. Në një deklaratë për median, Meta u shpreh se:
“Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve. Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine. Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet”.
Ai paralajmëroi se rezultati do të jetë i ndryshëm nga ai i projektuar në sondazhe.