Komisioneri Celibashi u bëri thirrje partive që të ndjekin me qetësi procesin në vijim.
“Duhet të presim që të numërohen fletët e votimit, për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve të datës 2 5prill 2021”, njoftoi KQZ në Facebook.
Celibashi u shpreh se çdo deklarim pa nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme që duhet të shoqërojë procesin e numërimit të votave.
“Lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurtë dhe transparent”, tha ai.