Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi kanë goditur me armë zjarri një person në Lekbibaj.
Komisioni i qendrës së votimit ka kërkuar që policia të ndërhyrë.
Gj. Gj. përfaqësues i një partitë, së bashku me vëllezërit e tij shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj., kanë kërcënuar me armë zjarri të llojit pistoletë, si dhe goditur me sende të forta shtetasin A. N., përfaqësues i një subjekti tjetër politik, tha Policia.
Gj. Gj., 62 vjeç, banues në Lekbibaj, u arrestua për këto vepra penale:
“Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, ” Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”.