Drejtuesi politik i PS-së në Tiranë Erion Veliajn ftoi opozitën për bashkëpunim.
“Ka ardhur koha t’i shtrijmë dorëqn atyre që kemi përballë. Tani duhet t’i përfqafojmë dhe ti shtrijmë dorën. Ne të gjithë jemi një. Nga mbyllja e kësaj fushate, do të doja të nisnim fushatën e vëllazërisë dhe bashkëpunimit”, u shpreh velaij, në një dalje për median nga selia e PS-së.
Ai falenderoi Fatmir Xhafën për fitoren në njësinë numër 10, në Tiranë. Dhe i kërkoi numëruesve socialistë të vazhdojnë numërimin pa pushim.
“Dua ti fitoj të gjtihë numëruesve ti shkojnë procesit deri në fund. Numëruesit e PS-së do të punojnë pa pushim”, theksoi Veliaj.
Në njësinë numër 10, u krye votim dhe numërim elektronik. Fatmir Xhafa, drejtues politik i PS-së në këtë zonë, ka fituar mbi 2 mijë vota.
Ndërsa, nga PD më i votuari në njësinë numër 10 është Agron Shehaj me mbi 500 vota.