Soreca: Presim me qetësi rezultatin njësoj si Presidenti

Nga Exit News
Soreca: Presim me qetësi rezultatin njësoj si Presidenti

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca përgëzoi procesin e numërimit dhe votimit elektronik një njësinë numër 10 në Tiranë. Soreca, në një deklaratë për median, nga qendra e numërimit në shkollën e Kuqe në Tiranë, shprehu bindjen se ky sistem do të shtrihet në të gjithë vendin në të ardhmen.

Soreca deklaroi se po pret me qetësi rezultatin e zgjedhjeve njësoj si “udhëheqësit politik në Shqipëri, përfshirë edhe Presdientin”.

Ai kërkoi edhe vazhdimin e numërimit “pa probleme dhe vonesa sepse kemi shumë gjëra për të mësuar dhe qytetarët presin rezultatin”.

Gjithashtu, Soreca vlerësoi pjesmarrjen e lartë në zgjedhje pavarësisht pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>