Kandidati i pavarur në Tiranë i mbështetur nga Vetëvendosje, Boiken Abazi ka denoncuar se po i vidhen votat.
Ai tha se numëruesit po i shpallin ato të pavlefshme. Abazi njoftoi se do të publikojë më vone një video të një komisioneri.
AI e bëri denoncimin nga Shkolla e Kuqe në kryeqytet dhe s ee njëjta gjë po ndodh edhe në atë qendër votimit.
Abazi shpjegoi mënyrën se si shpallin të pavlefshme votat. Ai tha se ata vendosin një X në një kuti tjetër, aty ku është votuar për kandidatët e pavarur.
“Në bindjen tonë kjo rritet, sepse po i nxjerrin fletëvotimet të pavlefshme. Do nxjerrim një video, ku shihet se si komisioneri vendos një X në fletën e votimit, ku ne besojmë për t’i shpallur ato të pavlefshme. Këta po vjedhin në bashkëpunim. Qartazi një pjesë është e lidhur drejtpërdrejt me PS. Nga informacionet që kemi nga vëzhguesit tanë, shumica janë me PS, por ka edhe me PD”, tha Abazi.
Ai tha se Polica po keqpërdoret me urdhra të jashtëligjshëm.
Abazi tha se të dielën procesverbali kishte 13 emra në listë, ku ai renditej i 13 ndërsa sot, të hënën emri i tij nuk ishte.
“Ka dhe një problematikë tjetër, dje procesverbali kishte 13 emrat në listë, ku unë jam i 13, ndërsa sot kishte vetëm 12, më kishin zhdukur. Kur u ankova, më thanë që të paraqes shkresën me shkrim. Kjo është situata në të cilën po zhvillohen këto zgjedhje në Shqipëri”, tha Abazi.
Në Tiranë janë shpallur 7138 vota të pavlefshme.