OBSH ende asnjë datë per miratimin e Sputnik V

Nga Exit News
OBSH ende asnjë datë per miratimin e Sputnik V

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të martën se ishte ende në diskutime rreth vaksinës ruse Sputnik V. OBSH ende nuk ka caktuar një datë për të vlerësuar të dhënat klinike të vaksinës për përdorim urgjent.

“Për Sputnik, ne jemi akoma duke pritur, jemi akoma në fazën e parë. Kështu që nuk kemi planifikuar ende një datë”, tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris në një konferencë në Gjenevë, raporton Reuters.

Rregullatori brazilian i shëndetësisë Anvisa dje refuzoi përdorimin e Sputnik V të kërkuar nga guvernatorët e shtetit. Stafi teknik nënvizoi “rreziqet e qenësishme” si mungesa e informacionit që garanton sigurinë, cilësinë dhe efektivitetin e saj.

Përkrahësit e vaksinës, ndërkohë, dje publikuan të dhëna nga përdorimi i saj në Hungari, të cilat ata pretendojnë se tregojnë se është më efektive se shumë prej alternativave.

Në Rusi, zëvendës kryeministrja Tatiana Golikova pohoi në vend u vaksinuan 12.1 milion njerëz, nga të cilët 7.7 milion plotësisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>