Gjykata e Tiranës shpalli sot të pafajshëm kreun e PD-së Lulzim Basha, akuzuar për shpifje nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Ministri Beqaj e akuzon Zotin Basha se ka shpifur ndaj tij kur ka deklaruar, në nëntor 2015, se ministri Beqaj ka favorizuar në tendera kompani me të cilat ka konflikt interesi dhe se ka vjedhur 31 milionë euro nga paratë publike.
Zoti Beqaj deklaroi se nëse gjykata vërtetonte akuzat e kreut të opozitës, atëherë ai do të dorëhiqej nga posti i ministrit dhe nga jeta politike.
Sot, ai deklaroi se do ta apelojë vendimin e Gjykatës së Tiranës.