Ministria e Jashtme italiane përgëzoi ecurine e procesit zgjedhor në vend, më 25 prilli. Qeveria italiane përmes një deklarate për shtyp, kërkoi hetimin e paregullsive të dokumentuar në raportin paraprak të OSBE/ODIHR:
“Raportet e pretenduara të mashtrimit dhe parregullsive duhet të vlerësohen me përpikëri dhe në përputhje të plotë me procedurat e vendosura nga kodi zgjedhor”.
Gjithashtu, qeveria italiane i bëri thirrje partive politike të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, dhe partitë të punojnë sëbashku për reformat drejt Evropës:
“Si dhe duke kontribuar në konsolidimin e institucioneve demokratike që gjejnë pikën e tyre qendrore të referencës në një Parlament plotësisht legjitim dhe funksional”.
Qeveria italiane i kërkoi partive politike të punojnë sëbashku për integrimin e vendit në BE.
“Italia do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri institucionet shqiptare në këtë rrugë dhe aspiratat legjitime të popullit shqiptar për të qenë pjesë e familjes evropiane”, përfundon deklarata e ministrisë së jashtme italiane.