Bardh Spahia është kandidati për deputet i PD-së më i votuar në Shkodër, me 7219 vota. Por, ai nuk arrin dot të kalojë herësin dhe tëfutet në listën fituese. Për të kaluar herësin në Shkodër duhen 9 441 vota.
Ndërsa, Helidon Bushati është deputeti më i votuar brenda listës fituese të Shkodrës, me 6743 vota.
Nga Partia Socialiste, deputeti më i votuar ëshët Paulin Stërkaj me 7335 vota, pas tij renditet Benet Beci me 6131 vota.