Një grup aktivistësh ngritën të enjtën shqetësimin e dhënies së shenjave të gishatve gjatë procesit të votimit. Përmes një letre publike, ata pyesin Kryekomionerin e KQZ-së, Ilirjan Celibashin:
– Si do t’i shfrytëzojë kjo kompani të dhënat?
– Po KQZ si do t’i shfrytëzojë të dhënat?
– Si e garantoni që ato nuk do të keqpërdoren nga kompania, nga KQZ dhe nga punonjësit respektivë të kompanisë e institucionit dhe personat që merren me verifikimin e të dhënave?
Ata ngrejnë dyshime se përmes identifikimit biometrik votimi nuk ka qënë i fshehtë, sipas tyre,
Nëse kryqëzohen të dhënat e QR-KODIT të fletës së votimit që i është dhënë zgjedhësit me numrin korenspondues te pajisja e identifikimit të zgjedhësve, a del emri i votuesit e për pasojë se për kë ka votuar zgjedhësi?”.