AstraZeneca dekalaron se BE-së nuk i ka premtuar vaksina jashtë kapaciteteve

Nga Exit News
AstraZeneca dekalaron se BE-së nuk i ka premtuar vaksina jashtë kapaciteteve

Shefi ekzekutiv i AstraZeneca, Pascal Soriot deklaroi të premten në një konferencë për shtyp se kompania nuk kishte premtuar furnizim të vaksinave përtej kapacitete të saj.

Sipas një raportimi të Reuters, ai gjithashtu mbrojti shkurtimet në furnizimin e vaksinave.

Asnjëherë nuk kemi premtuar më tepër seç duhet, kemi komunikuar atë që kemi menduar se do të arrijmë në atë kohë,” tha ai.

Soriot tha se kompania ende priste të arrinte objektivin e prodhimit të 200 milion dozave vaksina këtë muaj.

Dërgesat (e vaksinave COVID-19) po rriten, teksa prodhimi po përmirësohet,” pohoi ai.

Kompania tha se kishte në plan të aplikonte për miratimin e SH.B.A.-së për vaksinën e saj në javët e ardhshme.

AstraZeneca ishte një nga udhëheqësit e garës globale për zhvillimin e vaksinës antiCOVID-19.

Vaksina e saj e lirë dhe lehtësisht e transportueshme u vlerësua si një moment historik në luftën kundër pandemisë, por  prej atëherë është përballur me një seri pengesash.

Ajo u detyrua të rimendonte aftësisë e saj për prodhimin masiv të vaksinave dhe më tej, u ndesh me hetimet e vaksinës për rastet e mpiksjes së gjakut.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>