Hungaria do t’i lehtësojë masat anti Covid-19 pas vaksinimit të 4 milionë njerëzve.
Kryeministri Viktor Orban tha se është vaksinuar rreth 40 për qind të popullsisë së përgjithshme hungareze.
“Në të kaluarën e kemi mbrojtur veten duke u mbyllur dhe, në këtë mënyrë, kemi ngadalësuar përhapjen e virusit. Por, tani jemi në sulm”, tha Orban për radion publike hungareze.
Hungaria ka doza të mjaftueshme të vaksinave për të imunizuar secilin që është regjistruar për vaksinim, tha ai.
Por lehtësimi i masave është për personat e vaksinuar. Ata do të pajisen më kartën e vaksinimit. Të gjithë personat që kanë këtë kartë do të kenë mundësinë të shkojnë në restorante, hotele, teatër, kinema, palestër et.
Vendimi hyn në fuqi të shtunën më 1 maj.
Orari i punës për bizneset gjithashtu do të zgjatet deri në orën 23:00.
Hungaria mbështetet kryesisht në vaksinat nga Kina dhe Rusia, të cilat nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.