Bashkia Durrës përgënjeshtron lajmin për blerjen e votave përmes rindërtimit

Nga Exit News
Bashkia Durrës përgënjeshtron lajmin për blerjen e votave përmes rindërtimit

Bashkia e Durrësi përgënjeshtroi lajmin për përdorjen e grantit të rindërtimit me qëllim blerjen e votave. Përmes një njoftimi për media, Bashkai Durrës sqaroi se pagesat e dëmshpërblimit për 4294 familje është një ecuri normale.

“Në vitin 2020 kanë përfituar 10697 familje grantin e rikonstruksionit dhe në gjysmën e parë të vitit 2021 kanë përfituar 4294 familje”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë.

Reagimi i Bashkisë erdhi pas lajmit të publikuar në median MCN, se Bashkia ka përdorur grantin prej 14 milionë euro për të blerë votat e qytetarëve të Durrësit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>