BE synon reduktimin e importeve kineze në sektorët kyç

Nga Exit News
BE synon reduktimin e importeve kineze në sektorët kyç

Bashkimi Evropian synon të ulë varësinë nga importet kineze apo të tjera në gjashtë sektor strategjik, sipas një raporti të Reuters.

Lëndët e para, përbërësit farmaceutikë dhe materialet gjysmëpërçuese, janë disa prej fushave që preken nga plan- veprimi industrial.

Aty trajtohet varësia e Evropës nga Kina përsa i përket rreth gjysmës së produkteve të përdorura në ekosisteme të ndjeshme.

Plani i përditësuar i strategjisë industriale, i cili vjen në një kohë që pandemia COVID-19 nxorri në pah probleme në zinxhirët e furnizimit, do të paraqitet nga shefi dixhital i BE, Margrethe Vestager dhe shefi i industrisë së BE, Thierry Breton më 5 maj.

Plani, i cili përfshin gjithashtu bateritë, hidrogjenin dhe teknologjitë cloud dhe edge do të shqyrtohet nga Komisioni Evropian përpara se të merret vendim mbi masat e duhura.
Dokumenti propozon mes të tjerash “diversifikimin e furnizimit dhe kërkesës duke u mbështetur në partnerë të ndryshëm tregtarë kur është e mundur, por gjithashtu grumbullimin dhe veprimin në mënyrë autonome kur është e nevojshme.”

Plani parashikon që Evropa të marrë rolin udhëheqës në vendosjen e standardeve për bateritë, hidrogjenin, erën në det, kimikatet e sigurta, sigurinë kibernetike dhe të dhënat e hapësirës për të siguruar konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e industrive të BE.

Një strategji tjetër e përcaktuar në letër për të zvogëluar varësinë nga importi është që vendet e BE të grumbullojnë së bashku burimet për të realizuar Projekte të Rëndësishme të Interesit të Përbashkët Evropian (IPCEI) në industritë e gjeneratën e re të hidrogjenit, ato farmaceutike dhe për fjalën e fundit të gjysmë -përçuesve.

IPCEI lejon qeveritë e BE-së të pompojnë fonde me pak rregulla në mënyrë që kompanitë e përfshira të punojnë së bashku në të gjithë gamën e projektit, nga dizajni te prodhimi.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>