Greqia konfirmoi të dielën 1 391 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.
Greqia ka konfirmuar 346,422 raste nga fillimi i pandemisë. Në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 41 infeksione kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.
Vendi shënoi 72 vdekje në 24 orët e fundit,shumica prej të cilëve për shkak të sëmundjeve të tjera të mbivendosura.
Gjithsej 811 pacientë janë në intubim në spitale. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç.
419 pacientë me Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit.
Mosha mesatare e infeksioneve të reja është 44 vjeç.