Gjermania anullon Otoberfest, festivalin më të madh në botë të birrës, i cili mbahet çdo vit në Mynih, për shkak të koronavirusit, raporton Deutche Welle. Festivali u anullua për të dytin vit radhazi.
Vendimi u mor nga Kryeministri bavarez Markus Soeder dhe Kryebashkiaku i Mynihut Dieter Reiter, të hënën, 3 maj. Reiter paralajmëroi se anulimi i Oktoberfest për të dytin vit radhazi do të ketë “pasoja te rënda” për njerëzit që punojne aty.
Maratona vjetore e birrës, e cila tërheq rreth gjashtë milion vizitorë nga të gjitha bota festohet prej 200 vjetësh.
Oktoberfest është anulluar 5 herë në 200 vjet, dy herë gjatë pandemisë, dy herë gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga viti 1946 në vitin 1948, dhe një herë nga shpërthimi i kolerës në Mynih në 1854, ku humbën jeten mijëra njerëz.