Presidenca, përmes zëdhënësit Ted Blushi ikujton partive politike të mos e përdorin procesin e zgjedhjeve për problemet e brendshme të tyre. Gjithashtu, presidenca bëri thirrje për vazhdimin me transparencë të porcesit të zgjedhjeve.
“Transparenca dhe respekti për votën e çdo qytetari, që mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, është vendimtar për besimin te zgjedhjet dhe Demokracia. Kjo është çështje e interesit kombëtar sot dhe jo problemet e brendshme të partive”, shkroi Blushi në Facebook.