Policia turke njoftoi se drejtuesi ushtarak i ISIS dhe një ndihmës i afërt i ish-udhëheqësit të grupit terrorist, Abu Bakr al-Bagdadi, u kap në Stamboll, raporton DW.
Njeriu, i cili është identifikuar vetëm nga emri i koduar Basim, kishte udhëtuar me një pasaportë dhe karte identiteti të rreme, sipas një deklarate të policisë turke. Raportet tregojnë se ai ishte zhdukur që kur grupi terrorist u dëbua nga Siria në 2017-ën.
Forcat speciale amerikane vranë drejtuesin al-Bagdad, i cili drejtonte xhihadin e Shtetit Islamik dhe u bë njeriu më i kërkuar në botë, gjatë një sulmi në Siri, në tetor 2019.
Basim dyshohej për organizimin e trajnimit të ushtarëve për Shtetin Islamik në Siri dhe Irak.