Danimarka do të hapë shkollat fillore plotësisht dhe një sërë aktivitetesh në mjedise të brendshme do të rinisin këtë javë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, sipas The Guardian.
Aktivitetet e brendshme që mund të rinisin përfshijnë teatrot, sallat e koncerteve, kinematë, ambientet e brendshme sportive dhe palestrat, me numër maksimal të të pranishmëve.
Hyrja në ambientet e rihapura do të varet nga “pasaporta korone”, që tregon se personat ose janë vaksinuar, ose e kanë kaluar më parë ose kanë një test negativ Covid-19, në 72 orët e fundit.
Ndryshimet do të hyjnë në fuqi në 6 maj, raportoi Reuters.