Moderna do të furnizojë COVAX me 500 milion doza të vaksinës duke filluar në fund të vitit, njoftoi kompania të hënën.
Sipas marrëveshjes, Moderna do të bashkëpunojë me Covax për të furnizuar me 34 milion doza vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme deri në fund të vitit 2021.
Njoftimi erdhi pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH të premten miratoi përdorimin e vaksinës Moderna kundër koronavirusin për përdorim urgjent.
Kjo do të thotë se vaksina mund të jetë pjesë e nismës COVAX, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për tu shpërndarë në të gjithë botën.
Deri më sot, 3 vaksina kundër koronavirusit kishin miratimin e OBSH-së, Pfizeri, Johnson & Johnson dhe dy versione të vaksinës AstraZeneca.