Kryeministri Edi Rama falenderoi përfaqësuesitë e Forcave ushtarake amerikane për zgjedhjen e vendit tonë për zhvillimin e stërvitjes shumëkombëshe ‘Defender 21’, në aktivitetin e organizuar sot, 4 maj, në portin e Durrësit.
Rama e konsideroi praninë e forcave amerikane një shembull për vendet e tjera të botës që kërkojnë të jetojnë në liri dhe demokraci.
Ai kujtoi se një gjeneratë në vend “u rrit me idenë se ju nuk duheshit lënë kurrë të shkelnit në këtë vend dhe ne të gjithë u brumosëm nga propaganda e regjimit të shkuar me bindjen se ju jeni e keqja më e madhe që mund t’i ndodh Shqipërisë dhe mbarë botës”.
Ndaj, shtoi Rama është një “një mrekulli e madhe”, për shqiptarët të rritur nën regjimin komunistë të provojnë të jetojnë në një “bote ku ne mund të mirëpresim me krenari dhe respekt miqtë e partnerët tanë të shumtë amerikanë”.
Kryeministri theksoi se nisja e stërvitjes ushtarake “Defender 21” është “moment historik që na mbush me krenari dhe besnikëri. Ne do të vazhdojmë të qendrojmë krah për krah me ju”.