EMA shqyrton vaksinën Sinovac

Nga Exit News
EMA shqyrton vaksinën Sinovac

Agjensia Europiane e Barnave (EMA) ka nisur shqyrtimin e vaksinës kineze Sinovac. Lajmin e bëri të ditur vetë EMA të martën.

EMA nuk dha një afat kohor për vendimin e saj përfundimtar, por tha që procesi do “të marrë më pak kohë sesa normalisht për t’u vlerësuar”.

Agjencia gjithashtu po rishqyrton tre vaksina të tjera, duke përfshirë Sputnik V, CureVac dhe Novavax.

Sinovac është duke u përdorur aktualisht në vendin tonë. Shqipëria ka marrë me 19 prill 208 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 të prodhuar nga kompania kineze Sinovac.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>