Kompania Pfizer e vaksinës kundër COVID-19 ka fituar 3.5 miliardë dollarë të ardhura në tremujorin e parë të vitit 2021, vetëm nga shitja e vaksinës. Kjo shumë përbën një të katërtën e të ardhurave totale të kompanisë, 14.6 miliardë dollarë, gjatë të njëjtës periudhë, raportoi gjigandi farmaceutik, të martën.
Vaksina ishte burimi më i madh i të ardhurave për Pfizer – i cili, ndryshe nga disa nga konkurrentët e tij – zgjodhi të financojë prodhimin dhe kërkimin për vaksinën permes fitimit nga shitjet e vaksinës, dhe nuk pranoi fonde nga qeveria amerikane, thekson New York Times.
Të ardhurat operacionale të Pfizer u rritën me 8% në muajt e parë të vitit.
Vaksina e Pfizer “po arrin në mënyrë disproporcionale vetëm tek vendet më të pasura të botës” raporton New York Times, duke cituar shifrat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Ndërsa, vaksinat e prodhuara nga Kina, India dhe Rusia janë bërë burimi kryesor i dozave të shpërndara në vendet e varfra.
Pfizer njoftoi të martën se ka dërguar 430 milion doza të vaksinës në 91 vende në të gjithë botën, megjithëse nuk përcaktoi se sa kanë shkuar për vendet në zhvillim.