Gjermania heq kufizimet për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga Covid-19

Nga Exit News
Gjermania heq kufizimet për personat e vaksinuar dhe të shëruar nga Covid-19

Gjermania po përgatit një ligj për heqjen e kufizimeve për personat e vaksinuar. Projek-ligji i pergatitur nga kabineti i Angela Merkel të martën, argumentoi se njerëzit që janë shëruar nga Covid-19 ose janë vaksinuar plotësisht kundër virusit duhet të rimarrin të drejtat e tyre themelore sepse ato nuk paraqesin më kërcënim për shoqërinë.

Kritikët thonë se rregullat e reja do të përjashtonin padrejtësisht të rinjtë, të cilët kanë sakrifikuar jetën e tyre shoqërore për të mbrojtur të moshuarit.

Përpjekja për t’i dhenë liri njerëzve të moshuar nga kufizimet, vjen ndërsa Gjermania hyn në muajin e saj të gjashtë të kontrolleve të ashpra të koronavirusit dhe pesë muaj përpara zgjedhjeve kombëtare që do t’u japin votuesve një shans për të dhënë verdiktin e tyre mbi trajtimin e qeverisë të pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>