Presidenti Ilir Meta nderoi dëshmorët e kombit me ratin e 5 majit në varrezat e Dëshmorëve. Meta u shpreh për median se kjo ditë duhet të shërbej për anagazhimin e qytetarëve në rrugën drejt BE-së.
“Dhe kjo ëshëtë dita të angazhohemi për të bërë shumë më tepër, që qytetarët shqiptarë të gëzojnë liritë që u takojnë në atdheun e tyre, që Shqipëria të ketë vendin që meriton në BE, e sidomos që të rinjtë e të rejat të kenë një të ardhme europiane në vendin e tyre”, u shpreh Meta.