Komisioneri Varhelyi thirrje partive politike të nisin punën në Kuvendin e ri

Komisioneri Varhelyi thirrje partive politike të nisin punën në Kuvendin e ri

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi i bëri thirrje partive politike të nisin punën në Kuvendin e ri, si të vetmet rrugë për integrimin e vendit në BE.

“Rezultatin e zgjedhjeve e kam ndjekur nga afër. Pas një fushate zgjedhore të zjarrtë tani na nevojiten rezultatet përfundimtare. Ka nisur periudha e apelimit. Ne do të shohim të gjitha parregullsitë përfshirë edhe blerjen e votave. Pas rezultateve përfundimtare do të na duhet që Kuvendi të nisë punën shumë shpejt për reformat e BE-së. Pa një Kuvend të plotë nuk mund të ecni përpara BE-së”, ju përgjigjë eurokomisioneri pyetjes së gazetares Elia Zoto për akuzat e opozitës për vjedhjen e votave nga qeveria Rama përmes përdorimit të burimeve shtetërore.

“Ne të gjithë do të duhet të tregojmë rezultatet dhe të shpresojmë që shqipëria të ecë përpara dhe të vazhdojë për rrugën e integrimit”, theksoi eurokomisioneri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>