Meta për shkarkimin e tij: Përpjekje për largimin e vëmendjes nga problemet e vërteta

Nga Exit News
Meta për shkarkimin e tij: Përpjekje për largimin e vëmendjes nga problemet e vërteta

Presidenti Ilir Meta e quajti nismën e deputetëve socialistë për shkarkimin e tij një “përpjekje për të larguar vëmendjen nga problematikat reale të vendit”. Ai sqaroi se kjo nisëm është në “në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin”.

Në një letër dërguar Kuvendit, sot, 5 maj, Meta shkruan se Kuvendi po keqpërdoret nga “partia shtet”.

Kjo nisëm ka për qëllim zbehjen e “vëmendjes nga kërkesat e Presidentit të Republikës, opozitës, dhe organizatave ndërkombëtare me integritet, për zbardhjen e veprimeve kriminale të kryera nga partia shtet për manipulimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në 25 prill”, shtoi Meta në letrën e tij.

Meta e akuzoi Kuvendin se, “prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës”.

Ai ka kërkuar hetimin e plagosjes së kryer në Kavajë dhe vrasjes së Elbasanit gjatë fushatës zgjedhore.

Për rastin e Kavajës, Presidenti shkruan se Kuvendi duhet të hetojë lidhjen e autorit të plagosjes me personat e lartë drejtues të PS-së.

Për ngjarjen e Elbasanit, Meta deklaroi se:

“Kjo ngjarje nuk do të kishte ndodhur nëse Policia e Shtetit dhe Prokuroria do të kishin kryer veprimet e tyre në kohë, si për të hetuar nxitësit e konfliktit që ishin kallëzuar ditë më parë nga Partia Demokratike, ashtu dhe për të neutralizuar personat e përfshirë në këtë konflikt”.

55 deputetët të PS-së I kanë kërkuar shkarkimin e presidentit si pasojë e shkeljes së paanësisë politike gjatë fushatës zgjedhore. Ato e akuzojnë Presidentin për nxitje të dy rasteve të lartpërmendura në Kavajës dhe Elbasan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>