PD mohon takimin Basha-Rama

PD mohon takimin Basha-Rama

Partia Demokratike mohoi lajmet e publikuara në media mbi një takim Rama – Basha në aeroportin Nënë Tereza, të mërkurën paradite.

“Nuk ka patur asnjë takim midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Kjo është një gënjeshtër tjetër për të mbuluar vjedhjen më të madhe të votave në historinë e Shqipërisë nga Rama-Doshi-Rakipi dhe bandat e tyre,” thuhet në deklaratën për shtyp të Partisë Demokratike.

Media të ndryshme në vend publikuan më herët lajmin se kryeministri Rama dhe kreu i PD, Basha u takuan në sallën VIP të aeroportit Nënë Tereza.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>