Gjatë përurimit të Qendrës për Inteligjencën Pandemike dhe Epidemike në Berlin të mërkurën, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Gghebreyesus deklaroi se pandemia e COVID-19 kishte ekspozuar boshllëqet në sistemet globale të inteligjencës pandemike dhe epidemike.
Ai më herët falenderoi Gjermaninë dhe veçanërisht kancelaren Merkel, në ndihmën financiare dhe mbështetjen e aktivitetit të OBSH-së ndër vite.
Siç raportuam, Qendra do të bashkojë institucione qeveritare, akademike dhe të sektorit privat, me synimin e mbledhjes së të dhënave për të rritur reagimin dhe parandalimin e rreziqeve të shëndetit në nivel global.
Gghebreyesus tha se ishte një fakt i natyrës që “më shumë viruse do të shfaqen me potencialin e ndezjes së epidemive ose pandemive”.
Megjithatë, ai shtoi se informacioni lëviz më shpejt se viruset dhe Qendra e Inteligjencës do t’i ndihmojë vendet të jenë një hap para e të shpëtojnë jetë.
“Teknologjitë moderne na japin mjete të pashembullta për mbledhjen, analizimin dhe shpërndarjen e të dhënave në kohë reale nëpër botë,” u shpreh Gghebreyesus.
Qendra e OBSH-së do të jetë pjesë e Programit të Urgjencave Shëndetësore të OBSH-së dhe dotë luajë një rol jetik në sigurinë shëndetësore globale.