Presidenti i Serbisë ka vendosur të shpërblej me 25 euro çdo qytetar që vaksinohet kundra Covid-19, përpara fundit të majit. Serbia ka blerë miliona doza – nga firmat perëndimore të vaksinave si dhe nga Kina e Rusia – dhe për pak kohë u bë qendër rajonale vaksinimi edhe për të huajt.
Por, mos besimi i serbëve tek vaksinat ka bërë që të ulet numri i të vaksinuarve.
“Të gjithë ata që … do të vaksinohen deri më 31 maj do të marrin 3,000 dinarë (25 euro, 30 dollarë)”, tha presidenti Aleksandër Vuçiç për median lokale, duke shtuar se ai priste që tre milion të vaksinoheshin deri në fund të muajit.
Por ai shtoi se punonjësit publikë që nuk u vaksinuan, nuk do të merrnin leje me pagesë nëse do të infektoheshin me virusin.
“Kjo do t’i shtyjë disa prej atyre që jetojnë në varfëri ekstreme të vaksinohen, por do të prodhojë rezistencë me disa të tjerë,” tha një zyrtarë serb, sipas AFP-së.