PD: Drejtori OSSHE-së paguan €1000 për votë familjare

Nga Exit News
PD: Drejtori OSSHE-së paguan €1000 për votë familjare

Partia Demokratike, PD akuzoi Ardian Celën, drejtorin e OSSHE-së për blerjen me 1000 euro të votës familjare në Durrës. “Ardian Çela ka paguar 1 mijë euro për familje në këmbim të votës”, u shpreh Belind Këlliçi në një dalje për median, më 6 maj, nga selia e PD-së.

Këlliçi tregoi për median se skema e vjedhjes së votave nga Durrësi në Fushë-Krujë u drejtua nga:

Ardian Cela ka siguruar para për blerjen e banorëve në zona të ndryshme të Durrësit në bashkëpunim me Artur Petaj, person me precendet kriinal. Cela ka paguar 1000 euro për blerjen e votës familjare.

Në Shijak vjedhja e votës u drejtua nga Altin Hajri, i shpallur në kërkim për vrasje, dhe Durim Keci.

Në zonën e Spitallës në Durrës, vjedhja e votave u mbulua nga djali i Lefter Kokës në bashkëpunim me persona me precedent kriminal.

Në Fushë-Krujë u aktivizua banda e fisti Rrahja. në këtë zonë, në tumanëka qënë aktiv në vjedhjen e voatve Artur Bushi.

 

Këlliçi akuzoi SPAK se nuk po heton asnjë prej kallëzime të kryera nga PD për këta persona që prej datës 2 prill.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>