9 anëtarë të Partisë Demokratike kërkuan sot, 6 maj dorëheqjen e kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Në një konferencë për median, ata u shprehën se Basha nuk arriti të “frymëzojë votuesit për ndryshim”.
Ata e akuzuan Bashën se ka dëmtuar partinë duke mos marër pjesë në reformën territorial, duke djegur mandatet, braktisjen e zgjedhjve vendore dhe marrëveshjen mes tij dhe kryeministrit Rama më 5 maj.
Përveç dorëheqjes së kryedemokratit Basha, ata kërkojnë edhe bashkimin e PD-së, miratimin e një program të ri të djathtë, ndryshim në statutin e partisë, dhe zhvillimin e primareve.
9 anëtarët janë Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha. Ata janë bashkuar nën grupmin “Grupi për PD”.