Covid-19 mund të përhapet përmes ajrit deri në 1,8 metra distancë. Ky është përfundimi zyrtar i Qendrës amerikane për Shëndetin, CDC. Gjetjet u publikuan të premten.
Kjo ndryshon nga qendrimi i mëparshëm se “personat infektohen përmes ‘kontaktit të ngushtë, jo transmetimit ajror”, raportoi Neë York Times.
Udhëzimi i ri i CDC-së është:
“Një person i infektuar, i cili ka qendruar në një ambjent të mbylllur për më shumë se sa 15 minuta, duke rritur përqëndrimin e virusit në ajër mund të infektojë personat që gjenden deri në 1,8 metra larg tij. Në disa raste edhe personat të, cilët kalojnë në këtë hapësirë, pak pasi personi i infektuar është larguar mund të infektohen”.