Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur sot se dy kompani kanë shfaqur interes për marrjen me konçesion të rrugës së Milot-Morinë.
Ministria e Transporteve ka organizuar për herë të dytë tenderin për përfundimin e ndërtimit dhe mirëmbajtjes të keësaj autostrade. Në tenderin e parë të para disa muajve nuk u paraqit asnjë kompani e interesuar.
Kompania fituese e tenderit duhet të përfundojë dyfishimin e korsive në aksin Milot-Rrëshen dhe të mirëmbajë për një periudhë 35 vjeçare gjithë autostradën Milot-Morinë.
Ministri Haxhinasto njoftoi gjithashtu se taksa e kalimit në autostradë nuk do të jetë më shumë se 5 euro.